LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea e huazon Mosesin te Fenerbahce

Zyrtare: Chelsea e huazon Mosesin te Fenerbahce

Victor Moses ka nënshkruar për Fenerbahce si huazim për një vit e gjysmë nga Chelsea.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.


28-vjeçari ka lëvizur në Turqi deri në fund të sezonit 2019-20, pasi nuk gjente minuta nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Moses ishte ndër të besuarit e Antonio Contes, por Sarri, nuk i ka dhënë minuta.

“Jemi të lumtur me arritjen e marrëveshjes me Chelsean. Nigeriani do të qëndrojë te ne për një vjet e gjysmë. Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Edhe lojtari është shprehur i lumtur që do të luajë në klubin  njohur turk.

Ai i ka falënderuar tifozët për pritjen. /Telegrafi/