LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Boban kthehet te Milani, kësaj radhe si drejtues

Zyrtare: Boban kthehet te Milani, kësaj radhe si drejtues
Zvonimir Boban (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Legjenda kroate, Zvonimir Boban zyrtarisht u largua nga posti i tij në FIFA për t’u bërë Udhëheqësi kryesor i Futbollit te Milani.

Boban ka punuar si zëvendës sekretar i përgjithshëm i FIFA-s që nga viti 2016, por tani do të kthehet te Milani, ku ka fituar nëntë trofe të mëdhenj midis viteve 1991 dhe 2001.


“Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino për mundësinë që më dha pas zgjedhjes së tij në vitin 2016”, ka thënë fillimisht kroati për faqen zyrtare të FIFA-s.

Boban pranon një rol drejtues te Milani
Lexo po ashtu Boban pranon një rol drejtues te Milani

“Ndihem vërtet i nderuar dhe i privilegjuar që kam punuar në projekte të tilla të rëndësishme për ta kthyer FIFA në vendin e tij të duhur, larg skandaleve të së kaluarës dhe një imazhi të prishur”.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të largohem nga FIFA, por kam ndjekur zemrën time dhe pasionin tim kur e kam marrë këtë vendim, siç ishte rasti kur e pranova sfidën e anëtarësimit në FIFA”.

“Njerëzit në Milan janë familja ime dhe qyteti i Milanos dhe Italia janë shtëpia ime”.

Maldini emërohet drejtor sportiv i Milanit
Lexo po ashtu Maldini emërohet drejtor sportiv i Milanit

“Kam një dëshirë të zjarrtë për të ndihmuar këtë klub të lavdishëm, që do të thotë kaq shumë për mua, të kthehet aty ku i përket”, përfundoi Boban.

Ai do të punojë së bashku me drejtorin Ivan Gazidis dhe legjendën Paolo Maldini, i cili tani është promovuar në pozitën e drejtorit teknik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori