LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon me Llapin

Zyrtare: Benjamin Emini vazhdon me Llapin

Benjamin Emini do të vazhdoj të jetë pjesë e Llapit së paku edhe për një edicion.

Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshje me skuadrën llapjane për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.


Emini ka qenë ndër lojtarët kryesor të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina që ka besuar shumë në aftësitë t e tij.

Në edicionin që sapo lamë pas, Emini ka zhvilluar 27 ndeshje në Ipko Superligë, ku në 25 prej tyre ka qenë titullar.

Kujtojmë që përveç Eminit, kontratën me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi tjetër Bujar Idrizi.

Llapi synon që edhe edicionin e ardhshëm të jetë njëra nga skuadrat pretendente për të fituar trofe. /Telegrafi/