LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bekim Balaj kalon te Vllaznia e Shkodrës

Zyrtare: Bekim Balaj kalon te Vllaznia e Shkodrës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj ka nënshkruar me Vllazninë e Shkodrës.

Vllaznia fitoi duelin me Tiranën për shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar dhe e bindën ta rikthejnë në “Loro Boriçi”.

Lajmin e bëri të ditur vetë Vllaznia, që njoftoi se palët kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa Balaj ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu, të cilën e vesh sërish pas plot 12 vitesh e gjysmë, që kur u largua në verën e vitit 2010.


Sulmuesi menjëherë pasi prishi kontratën me klubin turk të Keciorengucu, zgjodhi Shkodrën për të luajtur vitet e fundit të karrierës.

Sulmuesi 32-vjeçar është rritur te Vllaznia, por ka luajtur vetëm një sezon me kuqeblutë, në periudhën 2009-2010, kur edhe ka shënuar 17 gola në 38 ndeshje, aq sa i mjaftuan për të kaluar te Genclerbirligi në Turqi.

Një rikthim i Balajt rrite edhe më shumë entuziazmin te Vllaznia, që këtë sezon me Mirel Josën si trajner, synon të kthejë në Shkodër edhe titullin kampion.

Vllaznia ku luajnë edhe treshja Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku dhe Esat Mala, aktualisht ka 25 pikë, katër më pak se Partizani kryesues. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori