Zyrtare: Almir Kryeziu kalon te Shkëndija e Tetovës


Shkëndija e Tetovës ka kompletuar një transferim të madh, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Almir Kryeziu.
Kryeziu ishte lojtari më në formë i Ballkanit sezonin e kaluar dhe padyshim ndër më meritorët që e ndihmuan klubin ta mbyllë sezonin si nënkampion.
Megjithatë, pasi dy palët vendosën të mbyllin marrëveshjen, anësori nuk ka humbur kohë për ta kompletuar kalimin te Shkëndija.
Përmes një komunikate zyrtare, Shkëndija i uroi mirëseardhje ish-yllit të Ballkanit.
“Mirë se vjen Kryeziu”, shkroi klubi ndër të tjera./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate






































