LAJMI I FUNDIT:

Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën

Zyrat e qeverisë në Gaza pritet të rinisin punën

Zyrat e qeverisë në Gaza do të rinisin punën më 23 maj, teksa armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe grupit militant, Hamas po respektohet, tha një zëdhënës lokal palestinez.

Aktivitetet e qeverisë ishin ndërprerë pasi më 10 maj nisën sulmet ajrore të Izraelit, pasi Hamasi hodhi raketat e para drejt Izraelit nga Jerusalemi.

Izraeli tha se sulmet ajrore kishin për cak infrastrukturën ushtarake të Hamasit, por nga to është shkaktuar dëm edhe në ndërtesat rezidenciale, në ndërtesat shëndetësore dhe ndërtesa të tjera publike.

Armëpushimi ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit po respektohet, teksa konvojet e para me ndihmë humanitare kanë arritur në Rripin e Gazës.

Armëpushimi, që nisi në orët e para të 21 majit, erdhi pasi ndërmjetësuesit egjiptianë po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje më afatgjate.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 22 maj bëri thirrje për ndihmë të menjëhershme për popullatën në Gaza.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përmes një deklarate theksuan “nevojën e menjëhershme për ndihmë humanitare për popullatën civile palestineze, veçanërisht në Gaza”.

Ata po ashtu theksuan rëndësinë e arritjes së një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, e bazuar në vizionin e rajonit, ku dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, do të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe me kufij të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht”.

Nuk kishte raportime për hedhje të raketave nga Hamasi apo për sulme ajrore nga Izraeli më 22 maj, edhe pse më 21 maj kishte pasur përplasje mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Jerusalem.

Një zyrtare e lartë e OKB-së, që qëndroi në Rripin e Gazës më 22 maj, paralajmëroi se ka rrezik të shëndetit, pasi shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura tjetër ose janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht.

“Të gjithë duhet të përmbahen dhe të mos përfshihen në asnjë lëvizje provokuese”, tha Lynn Hasting, koordinatore humanitare e OKB-së për territoret palestineze.

Më 21 maj, Egjipti dërgoi një delegacion në Izrael për të diskutuar për mënyrat se si të përforcohet marrëveshja e armëpushimit, përfshirë këtu edhe ndihmën për palestinezët në Gaza, thanë zyrtarët e Hamasit për agjencinë Reuters.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë raportuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në javën e ardhshme do të vizitojë Izralin dhe Bregun Perëndimor.

Autoriteti Palestinez, që udhëhiqet nga Mahmud Abbas kontrollon zonat e banuara nga palestinezët në Bregun Perëndimor, por ka pak ndikim në Gaza, qytet që udhëhiqet nga lëvizja Hamas. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori