LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidenti i Barcës, fjalë të rënda për Ronaldon

Zëvendëspresidenti i Barcës, fjalë të rënda për Ronaldon

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre ka akuzuar yllin e Real Madridit për komentet e tij pas derbit ndaj Atleticos.

Ronaldo ka sulmuar bashkëlojtarët e tij të rinj pas humbjes nga Atletico Madridi.


“Lojtarët e ekipit tonë nuk do të thoshin kurrë atë që ka thënë Ronaldo”, ka thënë Mestre.

“Në këtë klub kontrollohen shumë gjëra para se lojtarët të transferohen këtu. Sinqerisht, unë nuk e shoh ndonjë lojtar tonin duke folur ashtu sikurse Cristiano”, ka shtuar për fund Mestre. /Telegrafi/