Një zjarr i madh ka shpërthyer gjatë natës në kompleksin kulturor dhe argëtues “Kremlini në Izmailovo” në Moskë, një objekt i njohur turistik që imiton arkitekturën historike të Kremlinit.

Sipas autoriteteve, incidenti u klasifikua si alarm i nivelit të tretë, ndërsa flakët u përhapën në një sipërfaqe prej rreth 3000 metrash katrorë.


Zjarri shkaktoi panik mes vizitorëve, të cilët raportuan se kishin ndjerë erë të fortë tymi dhe kishin arritur të largoheshin në kohë nga ndërtesa.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur brenda një objekti “escape room” që ndodhej në kompleks. Megjithatë, shkaku i saktë i incidentit ende nuk është konfirmuar nga hetuesit.

Shërbimet emergjente ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin plotësisht.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/