Një fëmijë u kap nga një dëshmitar i ngjarjes, pasi u hodh nga Kulla e Grenfellit në Londër, pasi kjo ndërtesë shumëkatëshe u përfshi nga flakët, ka thënë një dëshmitar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Samira Lamrani e cila ka thënë se një grua kishte tentuar ta shpëtonte një fëmijë duke e hedhur atë nga një dritare “në katin e nëntë apo të dhjetë”, drejt njerëzve që po e prisnin poshtë.
“Njerëzit po fillonin të dilnin në dritare, të frikësuar dhe duke bërtitur”, tha ajo.
“Dritaret ishin paksa të hapura, një grua po bënte të ditur se po tentonte të hidhte fëmijën e saj dhe nëse dikush mund ta kapte atë”.
“Dikush e bëri, një zotëri u fut përpara dhe arriti të kapte fëmijën”.
Ajo shtoi: “Unë mund të shihja njerëz nga të gjitha këndet, duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë”.
“Ne anëtarët e publikut i siguruam ata, duke u thënë atyre se kemi bërë atë që mundem dhe se ne kemi telefonuar 999, por padyshim që pamja në fytyrën e tyre ishte vdekja”.
Gjithashtu, edhe një grua tjetër, e quajtur Zara, siç shkruajnë mediat britanike ka thënë se ka parë një grua duke e hedhur djalin e saj, i cili ishte rreth pesë vjeç, për ta shpëtuar nga flakët.
“Mendoj se ai mund të ketë vetëm disa thyerje dhe lëndime”.
“Zjarri u përhap shumë shpejt. Ishte si në skenat e filmave të Hollivudit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me ‘shpatë’, pranë një stacioni të metrosë në Londër
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh – i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të ‘gjetur një mjek të mirë’
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri