LAJMI I FUNDIT:

Zjarri gjigant përfshiu hekurudhat dhe disa shtëpi në Meksikë

Zjarri gjigant përfshiu hekurudhat dhe disa shtëpi në Meksikë

Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë treni dhe shtëpi në Aguascalientes, Meksikë, pas një aksidenti të kamioni me karburant.

Videoja dramatike e zjarrit u bë virale në mediat sociale, duke përfshirë pamjet ajrore të tymit të zi që mbulon një zonë të madhe të qytetit. Në pamje shihet një tren mallrash që vërshonte mes flakëve.

Faqja e internetit El Universal e Meksikës thotë se më shumë se 1500 njerëz u evakuuan. Disa shtëpi dhe vetura janë djegur nga zjarri, raporton bbc.

Një video e xhiruar nga një veturë e parkuar aty pranë tregoi një tren të gjatë ngarkesash që kalonte mes flakëve në të dy anët e trasesë.

Nuk ka raportime për të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital. Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit.

Kryebashkiaku Leo Montanez kam pohuar se në këtë zonë gjenden 300 shtëpi, 120 prej të cilave janë dëmtuar.

Nuk dihet saktësisht se si ndodhi përplasja. Raportet fillestare thanë se kamioni u përplas me një tren, por reuters tani njofton se kamioni goditi një mbikalim.

Firma shtetërore e naftës Pemex ka mohuar të ketë në pronësi kamionin gjersa pohoi se po ndihmon përpjekjet për të kontrolluar zjarrin.

Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të frenojnë flakët, raporton El Universal. /Telegrafi/

https://twitter.com/JLM_Noticias/status/1583250552250544129

Në trend Botë

Më shumë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Obama vlerëson 'planin e qartë, realist dhe të drejtë' për paqen 'të paraqitur' nga Biden

Botë
Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Ne nuk kemi plan B nëse Ukraina bie, thotë Estonia

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Kalo në kategori