LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një rafineri nafte në qytetin rus, Voronezh

Zjarr në një rafineri nafte në qytetin rus, Voronezh

Një rezervuar karburanti i një rafineri nafte afër qytetit rus Voronezh është duke u shuar, tha të shtunën guvernatori, Alexander Gusev.

“Në Voronezh po shuhet një rezervuar karburanti në një depo nafte në rrugën Dimitrov. Më shumë se 100 zjarrfikës dhe 30 automjete ndodhen në vendngjarje. Sipas të dhënave të para, nuk ka viktima”, tha ai.

Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus
Lexo po ashtu Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus

Gusev nuk dha asnjë shpjegim për shkakun e zjarrit, por disa video në media sociale tregojnë të paktën një helikopter ushtarak rus në afërsi, raporton cnn.


Ndërsa helikopteri fluturon drejt rafinerisë, dëgjohet një shpërthim dhe nga vendi i ngjarjes del tym i dendur.

Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë
Lexo po ashtu Wagner ia mësyn Moskës, Putin i drejtohet kombit rus: Kjo është tradhti, thikë pas shpine për Rusinë

Megjithëse nuk dihen arsyet se kush e shkaktoi zjarrin, mercenarët rus të Wagnerit tashmë janë duke e kontrolluar zonën pas rebelimit ndaj forcave ruse.

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar video të bllokimeve të rrugëve rreth qytetit të Voronezh, i cili duket se ka qenë qëllimi i njësive të Wagnerit që lëviznin drejt Moskës nga Rostov-on-Don. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori