LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një burg të New Yorkut, të paktën njëzet të plagosur

Zjarr në një burg të New Yorkut, të paktën njëzet të plagosur

Të paktën njëzet persona u lënduan pas një zjarri të ndezur nga një i burgosur në burgun Rikers të New Yorkut.

Kjo ka ndodhur ditën kur një grup senatorësh demokratë kanë vizituar institucionin korrektues, njoftojnë autoritetet.


Sipas abcnews, 15 anëtarë të stafit të burgut dhe pesë të burgosur u lënduan shkaku i zjarrit.

Ekipet e zjarrfikësve ishin në gjendje të shuanin zjarrin brenda një ore, thanë autoritetet e burgut.

Pesëmbëdhjetë të plagosur janë shtruar në spital, por nuk ka informacione për gjendjen e tyre.

Autoritetet thanë se do të japin më shumë informacion në lidhje me incidentin pas përfundimit të hetimeve. /Telegrafi/