LAJMI I FUNDIT:

Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s’ka përfunduar

Zinedine Zidane: Kishim paraqitje të shkëlqyer, por asgjë s’ka përfunduar

Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve. 

Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.


Pas takimit ka folur trajneri i kampionëve aktual, Zinedine Zidane, i cili ka pohuar se të besuarit e tij kanë pasur një paraqitje të shkëlqyer.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer si ekip që nga fillimi. Ishte një fitore e merituar, jemi shumë të kënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen. Kemi pasur personalitet dhe tifozët tanë kanë qenë gjatë gjithë kohës në mbështetje të ekipit”.

“Iscos i kam kërkuar kontrollimin e topit dhe atë e bërë. Me katër mesfushorë kundër tre prej tyre, Isco bëri një lojë të madhe”.

“Rezultati 3-1 nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar. Është edhe një ndeshje kthyese, ne duhet ta luajmë atë dhe të besojmë, sepse do të jetë një histori tjetër dhe e dimë se do të vuajmë. Nuk e di nëse ndeshja më e mrekullueshme e sezonit”, tha Zidane.

Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur
Lexo po ashtu Sergio Ramos: Reali kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur

Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/