LAJMI I FUNDIT:

Zidane pas eliminimit nga Alcoyano: Përgjegjësia është e imja, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Zidane pas eliminimit nga Alcoyano: Përgjegjësia është e imja, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Zinedine Zidane mbeti i qetë përkundër eliminimit poshtërues në Copa del Rey të Real Madridit nga Alcoyano e Segunda B të mërkurën mbrëma.

Pozicioni i francezit është vënë në dyshim dhe kjo pengesë e fundit do të rrisë presionin tashmë mbi të, por ai po përpiqet të mbajë qetësinë.

“Gjëra të ndryshme thuhen kur ne humbasim. Jam i qetë, mendoj se lojtarët donin të fitonin kur ishin në fushë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme” .

Zidane pas eliminimit nga Alcoyano: Përgjegjësia është e imja, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim
Lexo po ashtu Zidane pas eliminimit nga Alcoyano: Përgjegjësia është e imja, të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

“Mendoj se lojtarët ende besojnë në mua. Ne u përpoqëm. Kemi bërë gjëra të mira këtë sezon, por jo kohëve të fundit. Ju duhet të pyesni lojtarët nëse po marrin mesazhin, por unë mendoj se po”.

I pyetur nëse ndihet përgjegjës për situatën, Zidane pranoi fajin.

“Unë mendoj se është përgjegjësia ime si trajner. Ky është futbolli. Ju duhet të shfrytëzoni shanset tuaja. Topi nuk donte të hynte dhe tani, ne jemi jashtë”.

Duke refuzuar ta etiketojë këtë humbje të fundit si më të dhimbshmen se çdo tjetër, Zidane e di që Real Madridi po përballet me një kohë të trazuar.

“E vërteta është se ne jemi përpjekur”, shtoi kur u pyet nëse rezultati ishte një dështim.

“Ne patëm shanse, por këto gjëra mund të ndodhin. Është një kohë e vështirë, ne jemi jashtë garës tashmë”.

“Duhej të bënim më shumë, por nuk e bëmë. Por ne jemi përpjekur”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori