LAJMI I FUNDIT:

Zidane, mbreti i Ligës së Kampionëve kthehet pas 480 ditëve

Zidane, mbreti i Ligës së Kampionëve kthehet pas 480 ditëve

Zinedine Zidane rikthehet në Ligën e Kampionëve , plot 480 ditë pasi fitoi trofeun e tij të tretë radhazi në garën kryesor të Evropës kundër Liverpoolit.

Asnjë trajner deri atëherë nuk kishte arritur ta fitonte tre herë rresht këtë garë, ndërsa vetëm Bob Paisley dhe Carlo Ancelotti kishin arritur tre trofe të Ligës së Kampionëve.


Zidane u largua nga Real Madridi pesë ditë pas triumfit në Kiev, por ai është rikthyer për t’i udhëhequr Los Blancos në këtë garë.

Që nga debutimi i tij në Ligën e Kampionëve si trajner në Romë, në shkurt 2016, francezi ka fituar 23 ndeshje, duke barazuar gjashtë dhe duke humbur vetëm katër.

Në 2016/17, Tottenham Hotspur mposhti Real Madrid 3-1 në fazën e grupeve në Wembley Stadium, por Los Blancos u kualifikua për në raundin tjetër.

Në gjysmëfinalen e atij vitit ata mposhtën Atletico Madrid 3-0 në shtëpi para se të humbnin 2-1 në Estadio Vicente Calderon për të arritur në finale.

Një vit më parë, Wolfsburg i mundi djemtë e Zidanes 2-0 në Gjermani në ndeshjen e parë të çerekfinales, por Madridi fitoi 3-0, duke kaluar tutje me rezultat 3-2 në total.

Më në fund, në vitin e kaluar të francezit, ata u mposhtën 3-1 në Spanjë nga Juventusi në çerekfinale, megjithëse ata arritën të kualifikohen për shkak të një fitore 3-0 në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori