LAJMI I FUNDIT:

Ziberi për ngjarjet në “Idrizovë”: Ka elemente të tejkalimit të autoritetit nga policia

Ziberi për ngjarjet në “Idrizovë”: Ka elemente të tejkalimit të autoritetit nga policia

Avokati i Popullit Naser Ziberi, në raportin e tij për ngjarjet në burgun “Idrizovë”, ku u lënduan disa të burgosur, ka konstatuar se ka tejkalim të autoritetit na policia.

Ziberi sot tha se ka përfunduar procesi i përpunimit të video-incizimeve dhe do ta dorëzojë raportin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Fatkeqësisht, ka elemente të shkeljes së të drejtave në kuptimin e tejkalimit të kompetencave të policisë, tha sot Avokati i Popullit Naser Ziberi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi sektorin e sigurisë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtat e qytetarëve”.

I pyetur nëse kjo ishte arsyeja e gjendjes në burgun e Idrizovës, Ziberi tha se nuk është i sigurt nëse kjo ishte arsyeja e vetme.

“Unë shoh nga këndvështrimi i mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve, si ka ndodhur, pse ka ndodhur, nëse është organizuar mirë, duhet të japin një përgjigje dhe tashmë i jemi drejtuar shërbimeve kompetente për të marrë një pasqyrë të plotë të aksionit që e realizoi policia”, tha Ziberi.

Kontrollet e policisë në departamentin gjysmë të hapur në “Idrizovë” u realizuan fundjavën e fundit të tetorit, ndërsa një pjesë e të burgosurve rezistuan, e të cilët u larguan me forcë nga policia. Në kontrollet e policisë u gjetën 63 celularë, 82 thika, 71 mbushës telefoni dhe drogë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori