Një person ka informuar se e bija e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:30 në rrugën “UÇK”, në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/