Një femër ka informuar se vjehrra e saj me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer me.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër  kosovare ka informuar se vjehrra e saj viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/