Zhduken dy motra në Prishtinë, familjarët në kërkim të tyre


Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhdukur dy motra në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin e Policisë, njëra është e mitur dhe tjetra fëmijë.
"Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre", thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































