LAJMI I FUNDIT:

Zhang qetëson tifozët: Icardi dhe Spalletti qëndrojnë edhe në sezonin e ri

Zhang qetëson tifozët: Icardi dhe Spalletti qëndrojnë edhe në sezonin e ri
Steven Zhang në ndeshjen ndaj Torinos në stadiumin Olimpico di Torino (Foto: Getty Images)

Steven Zhang, djali i pronarit të Interit, Jindong Zhang, ka qetësuar tifozët rreth të ardhmes së Luciano Spallettit dhe Mauro Icardit.

Zikaltrit siguruan Ligën e Kampionëve dhe xhiron e fundit të Serie A, duke fituar 2-3 ndaj Lazios.


“Së pari falënderoj tifozët, lojtarët dhe gjithë stafin e trajnerëve, të cilët kanë dhënë gjithçka”, ka thënë Zhang Jr për Corriere dello Sport.

Pronari i Interit Zhang Jindong dhe djali i tij Steven Zhang (Foto: Getty Images )

“Edhe nëse kemi vuajtur dhe kemi pasur ulje e ngritje, në fund kemi marrë rezultatin që kemi dashur. Të gjithë kemi dhënë maksimumin, ky është shpirti i Interit”.

“Ky është një klub që përcjell shpresë dhe energji pozitive të gjithë njerëzve në botë”.

Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së
Lexo po ashtu Thohir: Qëllimi i Interit është gjysmëfinalja e LK-së

“Është kjo pika e nisjes? Jo, pika e nisjes ishte fillimi i sezonit, kur ne zgjodhëm Spallettin dhe blemë lojtarët e duhur për skuadrën”.

“Do të rinovojë Spalletti? Kjo nuk është as pyetje që duhet bërë. Njëjtë edhe për Icardin”, ka shtuar Zhang. /Telegrafi/