*** William Pfaff: “Modern Macedonians are not the Macedonians of antiquity. ”(William Pfaff, Foreign Affairs, 1993, p.102). ***Paul J. Best: “ Macedonians are Bulgarians....” (America in the 21st Century, New Jersey 1997, p.109).

*** Pa ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, debatimi mbi enciklopedinë antishqiptare të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, do të thotë: shqiptarët mund t’ bijnë kavallit të blerë nga “ofiçina politike” e Arben Xhaferit dhe e Ali Ahmetit, sipas marrëveshjes së arritur fatale të Prizrenit, me të cilën marrëveshje, më pas, fitoi legalizimin edhe Kushtetuta, edhe enciklopedia antishqiptare e Maqedonisë, sepse në tërësi iu mohua e drejta e vetëvendosjes së shqiptarëve në Maqedoni.


Këtë reagim kundër Enciklopedisë antishqiptare, të fabrikuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë me në krye “finalizuesin” e saj, Bllazhe Ristovski, do e filloja me thënien e Ismail Kadaresë “Ra ky mort e u pamë”.

-Edhe sa “morte” duhet të bijnë mbi kurrizin dhe kokën e kombit tonë, e ne, bashkërisht, të ngremë zërin kundër tyre, ashtu, sikurse në rastin konkret reagues gjithëkombëtar shqiptar nga të gjitha anët dhe viset e Shqipërisë Etnike kundër publikimit të Enciklopedisë së rreme dhe të falsifikuar sllavomaqedonase, që ka mohuar të vërtetën e historisë së përgjithshme të qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Dhashtë Zoti, që kjo kritikë reaguese jonë e përbashkët nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike, të mos ngelë vetëm një eufori e çastit dhe “ një shkronjë e vdekur në letër”, por të konkretizohet dhe të kapitalizohet që tash (edhe pse me një vonesë të madhe njëzetvjeçare, 1990-2009), duke kërkuar bashkërisht që, pjesës së kombit shqiptar në Maqedoni, pa asnjë kusht, t’i njihet e drejta e plotë e vetëvendosjes si komb dhe si shtet. E jo, të lihet ashtu i izoluar dhe i vetmuar në “mëshirën” e regjimit kolonialist sllavomaqedonas, si “pakicë kombëtare”, pa Kushtetutë dhe pa shtet të vetin.

S’ka dilemë se, reagimi unik kombëtar shqiptar në përgënjeshtrimin e përmbajtjes negative dhe të zezë të Enciklopedisë së ASHM-së, të përpunuar dhe të “vizuar” nga akademikët shovenë sllavomaqedonas me në krye “timonierin” e tyre, Bllazhe Ristovski, është një shenjë pozitive ndjellamirë për gjithë kombin shqiptar, sepse, edhe pse me vonesë të madhe 20-vjeçare, kemi filluar të zgjohemi nga gjumi letargjik shekullor, dhe të reagojmë bashkërisht si një trup i vetëm kundër së keqes së përbashkët sllavomaqedonase.
Janë për të përshëndetur dhe mbështetur pa asnjë rezervë të gjitha ato institucione shtetërore dhe shoqërore, si dhe të gjithë ata shtetarë, politikanë, akademikë, intelektualë dhe individë shqiptarë, që kanë ngritur lart zërin e së vërtetës në kundërshtimin e ashpër dhe objektiv të publikimit të Enciklopedisë antishqiptare nga ana e ASHM-së.

Edhe pse me një vonesë të madhe 20-vjeçare, me këtë reagim të fundit kundër Enciklopedisë së zezë antishqiptare të ASHM-së, u kemi treguar edhe armiqve tradicionalë sllavomaqedonas, edhe kuislingëve të tyre sahanlëpirës, edhe mbarë botës se, shqiptarët si komb i përbashkët etnik ende janë gjallë dhe të palëkundshëm në të gjitha territoret e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike, si dhe kudo në diasporën shqiptare në botë.

Shqiptarët, edhe pse mbi 50% e tyre me status të kolonizuar nga sllavët e Jugut të Ballkanit, nuk kanë heshtur dhe, nuk janë dorëzuar kurrë para armiqve të tyre pushtues kolonialistë dhe imperialistë, por në vazhdimësinë historike, këtu e 100 vjet më parë (1912-2009) kanë luftuar pareshtur, duke kërkuar, që t’i rikthejnë të drejtat, liritë dhe territoret e tyre, të grabitura, të aneksuara dhe të kolonizuara nga “amalgama” serbosllavomaqedonase.

Këtë, së fundi (1990-2003) e dëshmuan edhe përpjekjet dhe luftërat çlirimtare kombëtare shqiptare nën flamurin e përbashkët të rezistencës për liri, të valëvitur nga UÇK-ja në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni. Mirëpo, si rrjedhim i dështimit të faktorit të brendshëm politik shqiptar, dhe nga kurthet hipokrite të faktorit ndërkombëtar, që të tria këto luftëra kanë përfunduar pa realizuar dhe pa rrumbullakuar objektivin e tyre të plotë politik, ushtarak dhe kombëtar të përbashkët, sepse qenë ndërprerë, me qëllim të arritjes së kompromisit politik në favor të interesave kolonilaiste dhe neokolonialiste të armiqve serbosllavomaqedonas.

Falimentimi dhe kapitullimi i politikës së brendshme

Këtë e dëshmon edhe pezullimi (gjuajtja e pushkës në therrë nga ana e komandantëve UÇK-së, gjenerali Gëzim Ostreni dhe Ali Ahmeti etj.) i luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së në Maqedoni, si shkak dhe pasojë e mashtrimit të tyre nga politika filomaqedone e Arben Xhaferit, e cila shqiptarët i ka lënë nën sundimin e egër të regjimit sllavomaqedonas, ashtu, sikurse gjatë 100 viteve të dikurshme të sundimeve dhe sistemeve mbretërore dhe komuniste serbo-jugosllave (1912-2009).

Strumbullari i të gjitha problemeve, i të gjithave të këqijave dhe i të gjitha padrejtësive të regjimit sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve, është falimentimi i faktorit të brendshëm politik shqiptar, i cili për të mos prishur ekuilibrin e interesave dhe të marrëdhënieve të veta përfituese, ekonomike, tregtare, komerciale, politike dhe karrieriste me sunduesit pushtetorë sllavomaqedonas, ia arriti që ta eliminojë nga skena luftarake UÇK-në, pa e përmbushur asnjë objektiv dhe detyrë të saj në mbrojtjen dhe në realizimin e të drejtave dhe të lirive të shqiptarëve si komb, të parashikuar me Platformën e saj për çlirimin dhe shkolonizimin e shqiptarëve nga regjimi pushtues kolonial sllavomaqedonas.

Gabimi i dytë fatal i faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që tash, së fundi ka gjeneruar edhe enciklopedinë antishqiptare, është mbështetja, pranimi dhe njohja e Kushtetutës së Maqedonisë nga ana e palës shqiptare. Me këtë akt anti-historik, anti-juridik dhe antikombëtar shqiptar, politikanët karrieristë dhe burokratë shqiptarë, duke e njohur Kushtetutën e kombit dhe të shtetit maqedonas, e PËRJASHTUAN KOMBIN E VET SHQIPTAR nga Kushtetuta maqedonase.

Ashtu sikurse në kohën e jugosllavizmit titist (1945-1990), edhe më pas (1990-2009), faktori i brendshëm politik shqiptar, kombin e vet e la jashtë Kushtetutës sllavomaqedonase, me një status minoriteti (sikurse pakicat e tjera në Maqedoni).
Edhe pse “elitat politike” shqiptare në Maqedoni e kanë njohur dhe e kanë votuar në mënyrë të vullnetshme atë Kushtetutë të kombit dhe të shtetit maqedonas, (përkundër faktit dhe argumenteve shkencore se kombi dhe shteti i sotëm maqedonas nuk mund të gjendet në asnjë hartë historike dhe gjeopolitike botërore, sepse janë me përmbajtje fallso dhe artificiale, që i përkasin kombit dhe shtetit të sotëm bullgar) kjo nuk do të thotë se edhe kombi shqiptar në Maqedoni është pajtuar me mohimin e së drejtës së vetëvendosjes së tij kombëtare, politike dhe shtetërore.

Me gjithë ushtrimin e trysnisë së diktatit dhe të ultimatumeve të faktorit të politikës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, shqiptarët në Maqedoni nuk është dashur të pajtohen me miratimin e Kushtetutës së kombit dhe shtetit maqedonas, por është dashur të protestojnë ashpër kundër tradhtisë dhe shitjes së interesave të tyre kombëtare dhe shtetërore nga ana e politikës së brendshme “demokratike” dhe “patriotike” sllavomaqedonase.

Sikur shqiptarët me kohë (qe 20 vjet më parë), të kishin hedhur përtokë Kushtetutën anti-shqiptare, sipas së cilës janë shpallur si komb jashtëligjor dhe jashtëhistorik, që kjo do të thotë se “janë pakicë në truallin dhe në shtetin kombëtar maqedonas”, me siguri, do të kishin pasur edhe ndihmën dhe mbështetjen e gjithë kombit shqiptar nga të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, ashtu, sikurse tani që të gjithë jemi ngritur në këmbë para tërë botës kundër Enciklopedisë antishqiptare, nusprodukt i industrisë falsifikatore, manipuluese dhe të rreme të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.

Referendum ose nën robërinë sllavomaqedonase!

Duke mbajtur parasysh faktin e pakundërshtueshëm se, krahas Kushtetutës diskriminuese, edhe kjo Enciklopedi, për së dyti, i përjashtoi shqiptarët si komb në truallin e tyre abrogjen të Shqipërisë Etnike, tani është çasti i fundit historik dhe politik, që jo vetëm shqiptarët në Maqedoni, por të të gjithë shqiptarët kudo që janë, si një zë dhe trup i vetëm unik, të ngrenë zërin, duke u ngritur në këmbë që, së pari, të SHFUQIZOHET Kushtetuta antishqiptare e Republikës së Maqedonisë, sepse ky është PROBLEMI NUMËR 1!!!

Derisa shqiptarët bashkërisht nuk reagojnë për hedhjen në baltë të kësaj Kushtetute famëkeqe sllavomaqedonase, shteti kolonial sllavomaqedonas, jo se nuk do ta korrigjojë, as nuk do ta heqë nga qarkullimi atë Enciklopedi të turpshme antishqiptare, por do të vazhdojë me publikimin e librave dhe të enciklopedive të tyre, që janë në funksion të shpërfytyrimit të identitetit të përgjithshëm të qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, së pari, ME REFERENDUM, të kërkojmë me këmbëngulje revizionimin dhe shfuqizimin e Kushtetutës sllavomaqedonase, e cila është falsifikat origjinal i mohimit të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar në Maqedoni.

Ndryshe, derisa shqiptarët ta përqafojnë, ta respektojnë dhe ta zbatojnë atë Kushtetutë diskriminuese aparteide sllavomaqedonase, në mënyrë të padiskutueshme, do t’iu mohohet e drejta e vetëvendosjes edhe si komb dhe si shtet.

Vetëm me ndryshimin e Kushtetutës ekzistuese të shtetit maqedonas, shqiptarët, do t’ia arrijnë që, së pari, ta përfitojnë mbështetjen dhe ndihmën e sigurt të faktorit politik dhe diplomatik ndërkombëtar. Ndryshe, derisa të heshtin dhe të “vajtojnë”, në stilin kapitullues “ njëri thumbit, tjetri patkoit”, jo që nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare të problemit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Maqedoni, por ai do të “arkivohet” dhe anashkalohet sikurse deri tani, si nga politika hibride sllavomaqedonase e brendshme, ashtu edhe nga politika dhe diplomacia hipokrite ndërkombëtare.

Faktori politik i brendshëm, si dhe mbarë populli shqiptar në Maqedoni, duhet të bëjnë hapin e parë drejt shkolonizimit nga regjimi diktatorial kolonizues sllavomaqedonas.

Potezi dhe hapi parë konkret politik për të dalë nga kthetrat e hekurta të sistemit kolonial sllavomaqedon, është NDRYSHIMI i Kushtetutës ekzistuese sllavomaqedonase, sipas së cilës pjesës së kombit shqiptar i është garantuar burgu i errët kolonizues (si pakicë nacionale) edhe në shekullin XXI.

Duke qenë se në këtë kontekst ka dështuar faktori i brendshëm politik, tash është momenti më i përshtatshëm politik, që të gjithë shqiptarët në Maqedoni, të kërkojnë organizimin dhe mbajtjen e REFERENDUMIT për ndryshimin me çdo kusht të Kushtetutës sllavomaqedonase, e cila në kundërshtim me të drejtën historike dhe ndërkombëtare, shqiptarët i ka përjashtuar si komb shtetformues të Maqedonisë, edhe pse mbi 50% janë shqiptarë, pavarësisht se ç’gënjejnë shifrat falsifikuese të statistikave sllavomaqedonase lidhur me mohimin e numrin e strukturës etnike dhe demografike të kombit shqiptar në Maqedoni.

Kryesorja është që shqiptarët në Maqedoni janë shumica dërrmuese dhe, në truallin autokton të tyre-Shqipërisë Etnike.

Ndërkaq, maqedonasit e sotëm modern dhe të asimiluar janë vetëm bullgarë, që nuk kanë kurrfarë identiteti të historisë kombëtare, as shtetërore të Maqedonisë antike të Filipit II dhe birit të tij famëmadh, Aleksandri i Madh, të cilët janë me origjinë pellazge-ilire-shqiptare, e jo as bullgarë e as helenë, ashtu siç pohojnë historira dhe enciklopeditë e rreme dhe falsifikuese të maqedonasve dhe të grekëve të rinj.