LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet presidenciale në Slloveni, askush nuk i ka 50 për qind – pritet të mbahet raundi i dytë mes Logar dhe Musar

Zgjedhjet presidenciale në Slloveni, askush nuk i ka 50 për qind – pritet të mbahet raundi i dytë mes Logar dhe Musar

Rezultatet e pjesshme dhe jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni pas numërimit të afro 45 për qind të votave, tregojnë se presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë që siq duket tani do të futet Anzhe Logar dhe Natasha Pirc Musar.

Në ueb-faqen e Komisionit Qendror Zgjedhor të Sllovenisë, besimin për Logar e kanë dhënë 34.02 për qind e votuesve, kurse për Musar janë 28.86 për qind, transmeton Telegrafi.


Në vendin e tretë gjendet Millan Brglez, me 15.60 për qind, i pasuar nga Vlladimir Prebiliç (10.33 për qind), Sabina Sençar (6.10 për qind), Janez Cigle Kral (4.30 për qind) dhe Miha Kordish (2.77 për qind).

Kujtojmë që në Slloveni, sot janë hapur dyert në të gjitha qendrat e votimit, ku qytetarët e këtij vendi kanë dalë për të votuar për të preferuarin e tyre.

E në këto zgjedhje presidenciale numri i qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje ishte më i lartë sesa ai që e kishin parashikuar ekspertët. /Telegrafi/