LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Bosnjë, Dodik: Nëse fitoj, Republika Serbe do të ketë pavarësi në kuadër të Marrëveshjes së Dejtonit

Zgjedhjet në Bosnjë, Dodik: Nëse fitoj, Republika Serbe do të ketë pavarësi në kuadër të Marrëveshjes së Dejtonit

Milorad Dodik, kandidati për president i Republikës Serbe, sot në Stanari theksoi se zgjedhjet e përgjithshme janë shumë të rëndësishme për serbët dhe mbijetesën e Republikës Serbe, prandaj është i bindur se kandidatët e SNSD-së do të kenë mbështetje.

Dodik theksoi nevojën për të mposhtur SNSD sepse, sipas interpretimit të tij, mbijetesa e RS është në rrezik.

“Nëse nuk fitojmë dhe nuk po jua them këtë për t’ju gënjyer apo blofuar, por ky është konteksti, nuk do të ketë Republika Serbe për gjashtë muaj”, tha Dodik në një tubim parazgjedhor në Stanari.

Ai kundërshton pikëpamjet e opozitës, e cila kërkon që liderët t’i dëgjojnë dhe të shpërbëjnë Republikën Serbe, të cilën, siç tha ai, SNSD dëshiron ta forcojë, me ushqim dhe energji të mjaftueshme, raporton klix.ba.

“Ne duam një Republikë Serbe të dukshme dhe të pavarur në kuadër të Marrëveshjes së Dejtonit. Ne e respektojmë Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës, por nëse ajo nuk mund të respektohet, unë nuk e pranoj një Bosnje dhe Hercegovinë të tillë”, tha Dodik.

Nëse e fiton këtë bast, sikurse pritet, ai synon t’i japë asaj një pavarësi të plotë, duke i ofruar Rusisë një rritje të ndikimit në Ballkanin Perëndimor.

“Sa i takon marrëdhënieve politike në Bosnje, qëndrimi i Rusisë është i njohur. Ai lidhet ekskluzivisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Perëndimi është përpjekur ta çmontojë atë në atë pikë që të anashkalohet. Ndërsa Rusia ka mbetur e angazhuar ndaj marrëveshjes, arsye për të cilën është një aleate që e respektoj, së bashku me presidentin Putin”, thotë Milorad Dodik, anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.

Milorad Dodik mbështet edhe referendumet ruse në lindje të Ukrainës, edhe pse Beogradi i ka dënuar. Ai mendon se kjo lëvizje mund të shërbejë si precedent për qëllimet e tij nacionaliste.

“Personalisht, më pëlqen të legalizoj referendumet si një mënyrë për të vendosur statusin e Republikës Serbe. Këtë e them prej vitesh. Por kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet tona me Serbinë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera për gjithë çështjet e tjera”, shprehet Dodik.

Sipas sistemit kushtetues boshnjak, i përcaktuar nga Marrëveshja e Dejtonit, vendi përbëhet nga nivele të ndryshme presidencash. Ndërsa serbët e Bosnjes kanë autonominë e tyre, kroatët dhe boshnjakët ndajnë të njëjtat institucione federale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori