LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e presidentit, Enkelejd Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

Zgjedhja e presidentit, Enkelejd Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot mbledhjen e deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Takimi i deputetëve demokratë është njoftuar në orën 14:00.


Një pjesë e deputetëve kanë propozuar dhe një platformë për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, zbardhet drafti me propozimet e Partisë Demokratike
Lexo po ashtu Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, zbardhet drafti me propozimet e Partisë Demokratike

Ndërkohë pak ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit miratoi një rezolutë ku Alibeaj nuk njihej më si kryetar i Grupit Parlamentar dhe nuk mund të negocionte për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se PD duhet të sjell emra për zgjedhjen e presidentit dhe se kandidatët duhet të jenë pa ambicie politike. /Telegrafi/