Zgjatjani dorën Leicesterit, kampionit të Anglisë (Video)
Leicester Cityn më s'ka kush e ndalë në rrugëtimin për t'u bërë kampion i Anglisë. Leicester mposhti në shtëpi Southamptonin me rezultat minimal 1-0.
Pas barazimit të Tottenhamit, Leicesteri ishte i interesuar vetëm për një fitore në shtëpi ndaj Southamptonit.
Dhe Morgan ishte ai që shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 38-të për 1-0.
Ky gol nuk arriti të neutralizohej nga mysfairët dhe Leicester e fitoi këtë sfidë.
Leicester ka 69 pikë në vendni e parë me 7 pikë më shumë se Tottenhami. Edhe gjashtë javë kanë mbetur deri në fund të sezonit në Ligën Premier. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































