Zendaya mbyll me stil promovimin e “The Odyssey”, shkëlqen me dy paraqitje mahnitëse


Zendaya e ka përmbyllur turneun promovues të filmit “The Odyssey” me një tjetër paraqitje që tërhoqi vëmendjen në New York.
Aktorja 29-vjeçare u shfaq me dy veshje të ndryshme, duke konfirmuar edhe një herë reputacionin e saj si një prej emrave më të komentuar të modës në tapetin e kuq.
Fillimisht, ajo veshi një fustan metalik ngjyrë ari nga Jitrois, me dekolte sportive dhe fund lëkure të kombinuar, i cili kishte një të çarë të theksuar deri në kofshë, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me taka të arta Christian Louboutin, flokë me onde dhe aksesorë minimalë.
Më vonë, Zendaya u shfaq në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku veshi një xhaketë me motive ari dhe supe të theksuara, të kombinuar me një minifund dhe taka të arta.

Aktorja, e cila interpreton perëndeshën Athena në filmin e ri të Christopher Nolan, zgjodhi ta vishte xhaketën pa bluzë poshtë.
Përveç modës, Zendaya foli edhe për planet e saj pas një viti shumë të ngarkuar me projekte si “The Odyssey”, sezoni i fundit i “Euphoria”, “Spider-Man: Brand New Day”, “The Drama” dhe “Dune: Part Three”.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ajo tha se dëshiron të bëjë një pushim sapo të përfundojë angazhimet.
“Thjesht dua të merrem me punët e mia dhe të kaloj kohë me veten. Ndonjëherë gjithçka bëhet një vorbull, je vazhdimisht në një vend të ri dhe mendja është kudo.
Jam mirënjohëse për gjithçka, por ndonjëherë ke nevojë të zhdukesh për pak kohë”, u shpreh aktorja. /Telegrafi/


















































