LAJMI I FUNDIT:

Zemërimi shkakton sulm në zemër?

Zemërimi shkakton sulm në zemër?

Nëse jeni vazhdimisht të zemëruar (prandaj edhe fjala zemërim lidhet me zemrën ) dhe të shqetësuar, i ekspozoheni një rreziku të rritur të sulmit në zemër, zbulon një studim i ri, i botuar revistën “Europian Heart Journal”.

Shkencëtarët kanë studiuar shëndetin e një mijë personave për ta përcaktuar se si zemërimi ndikon në shëndetin e zemrës dhe të organizmit në përgjithësi.

Përmes vëzhgimit të pjesëmarrësve, ata kanë konstatuar se brenda dy orëve nga fillimi i ndjenjës së zemërimit, rreziku nga sulmi në zemër është katër herë më i lartë, si edhe rreziku nga aritmia kardiake.


Rreziku ishte më i lartë në mesin e personave të cilët zemërohen shpesh dhe tashmë kanë probleme me shëndetin e zemrës dhe sistemin kardiak.

Zemërimi e ndryshon psikologjinë tonë, rrit numrin e rrahjeve të zemrës, përshpejton frymëmarrjen, ngushton enët e gjakut dhe rrit shtypjen e gjakut. Ai gjithashtu rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Nëse e keni zakon të zemëroheni, definitivisht duhet t’i aplikoni disa ndryshime në shprehitë jetësore për ta kontrolluar atë në mënyrë efektive.

Studiuesit këshillojnë t’i aplikoni çdo ditë teknikat e relaksimit për t’u qetësuar. Një studim tregoi se meditimi ditor prej 40 minutash mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50 për qind, ndërsa ushtrimi i jogës dy herë në javë me nga 45 minuta mund ta zvogëlojë rrezikun e aritmive kardiake.

Pavarësisht nga situata juaj jetësore, ju mund të mësoni dhe duhet të mësoni se si të qetësoheni.

Është një aftësi e vërtetë të qëndroni të qetë dhe të arsyeshëm në çastet kur të gjithë që i njihni do të zemëroheshin dhe shqetësoheshin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori