LAJMI I FUNDIT:

Zemaj thotë se partneriteti i Kosovës me Amerikën është në fazë kritike

Zemaj thotë se partneriteti i Kosovës me Amerikën është në fazë kritike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se partneriteti i Kosovës me Amerikën, tashmë është në fazë kritike.

Sipas Zemajt, kjo më së miri përshkruhet nga mos komunikimi dhe dakordimi i Qeverisë me aleatët e saj.


“Kjo tregon që dialogu ose partneriteti është në atë limitin, që ne e quajmë fazë kritike të saj. Limiti i bashkëpunimit theksohet kur s’ka komunikim të mirëfilltë dhe kur s’ka dakordim për veprimet të cilat i ndërmerr Qeveria e Kosovës, jo në aspektin ligjor dhe kushtetues, por të hapave për ta shtrirë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në një pjesë të Kosovës, ku ka qenë problematike që nga paslufta, e sidomos viteve të fundit. Për këtë arsye, jo vetëm që po marrim kritika, por ne edhe jemi sanksionuar”, potencoi Zemaj në tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket vizitës së Emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili të mërkurën do të qëndrojë në Kosovës për t’u takuar me krerët e vendit, Zemaj tha se vizita e tij tregon që Qeveria aktuale e ka humbur një momentum të mirë në përfundimin e procesit të dialogut.

Ndërsa, kujtojmë se temë e takimeve të Escobar në Kosovë, siç është paralajmëruar, do të jetë çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb për pagesa dhe transaksione të tjera në vend, si dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori