LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për kundërofensivën: Nuk është film, por rusët po e ndjejnë

Zelensky për kundërofensivën: Nuk është film, por rusët po e ndjejnë

Volodymyr Zelensky tha se nuk bëhet fjalë për film pasi u pyet se kur do të fillojë kundërofensiva e shumëpritur ukrainase – e cila duket se po merr formë.

Reklama

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin estonez, Alar Karis në Kiev, udhëheqësi ukrainas pohoi “se ky nuk është një film. Është e vështirë për mua të them se si do ta shihni kundërsulmin”.

Lideri ukrainas deklaroi se “gjëja kryesore” me kundërsulmin është “se Rusia e sheh atë, dhe jo vetëm që e sheh atë, por edhe e ndjen”, raporton skynews.

“Sidomos po flasim për ato trupa që kanë pushtuar territorin tonë”, shtoi ai, “De-okupimi i territoreve tona është qëllimi i kundërofensivës”.

Blinken: Armëpushimi do ta lejonte Putinin të pushonte, të riarmatosej dhe të risulmonte
Lexo po ashtu Blinken: Armëpushimi do ta lejonte Putinin të pushonte, të riarmatosej dhe të risulmonte

Sulmet ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë janë shtuar gjatë muajit të kaluar teksa afrohet kundërofensiva e forcave ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Amerika
Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina

Evropa
Zelensky në Shtëpinë e Bardhë - pesë gjërat që Ukraina pritet të kërkojë nga SHBA

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë - pesë gjërat që Ukraina pritet të kërkojë nga SHBA

Botë
Shpëtohet në Kabul gruaja që për 25 vite u mbajt e mbyllur në dhomën e errët

Shpëtohet në Kabul gruaja që për 25 vite u mbajt e mbyllur në dhomën e errët

Azia
Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Evropa
Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Inteligjenca ukrainase: Kemi sulmuar bazën ajrore të rusëve në Krime, dëmet janë të mëdha

Evropa
Kalo në kategori