eksperti-banner

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se një bombë ajrore ruse ka goditur një qendër transfuzioni gjaku në qytetin Kupiansk në rajonin lindor të Kharkiv.

“Raportohet për të vdekur dhe të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.


Ai ka potencuar se autoritetet janë mobilizuar në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.

Më herë, u raportuan shpërthime dhe alarme ajrore në një numër rajonesh anembanë Ukrainës, përfshirë në Kiev.

Kjo vjen pasi ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi hakmarrje pas sulmeve me dronë të anijeve ruse në Detin e Zi. /Telegrafi/