LAJMI I FUNDIT:

Zelensky drejtuar liderëve të BE-së: Kjo ditë do të hyjë në histori, mos e tradhtoni besimin tuaj në Evropë

Zelensky drejtuar liderëve të BE-së: Kjo ditë do të hyjë në histori, mos e tradhtoni besimin tuaj në Evropë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian përmes video-lidhjes, u kërkoi krerëve të shteteve dhe qeverive “të mos bien në pavendosmëri sot” dhe të mos “tradhtojnë” besimin në Evropë.

Këshilli Evropian duhet të votojë nëse do t’i japë Ukrainës, e Moldavisë, dritën jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.


E ndërsa deri vonë besohej se Ukraina do të merrte lehtësisht mbështetje, kohët e fundit thuhet se mund të mos jetë kështu dhe se ka shumë kushte, transmeton Telegrafi.

“Kjo ditë do të hyjë në historinë tonë. Qoftë e mirë apo e keqe për ne, historia do të mbulojë gjithçka. Çdo fjalë, çdo hap, çdo veprim dhe mosveprim dhe do të dihet se kush ka luftuar për çfarë”, tha ai.

U hodh nga tanku i mbushur me dy tonelata TNT, ushtari rus deshi ta thyej vijën mbrojtëse të ukrainasve – i dështon misioni
Lexo po ashtu U hodh nga tanku i mbushur me dy tonelata TNT, ushtari rus deshi ta thyej vijën mbrojtëse të ukrainasve – i dështon misioni

Zelensky shtoi se është shumë e rëndësishme që Evropa të mos bjerë në pavendosmëri sot, dhe se askush nuk dëshiron që Evropa të konsiderohet e pabesueshme ose e paaftë për të marrë vendime që i ka përgatitur vetë. Ai theksoi se, Kievi e ka bërë punën e tij, shkruan The Guardian.

“Po flasim për një vendim që është premtuar. Dhe nuk kam dëgjuar asnjë kundërargument pse nuk duhet të zbatojmë planin për të cilin ka rënë dakord e gjithë Evropa”, tha ai.

Vitin e kaluar, Ukraina mori rekomandime të qarta se çfarë hapash duhet të ndërmerrte.

Pamje që tregojnë sesi rusët po i përdorin ukrainasit e zënë rob si mburojë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë sesi rusët po i përdorin ukrainasit e zënë rob si mburojë

“Kemi miratuar ligje kyçe. Të gjithë ju dhe e theksoj: të gjithë ju e dini shumë mirë se ne kemi përmbushur çdo detyrim. Unë i bëj thirrje Evropës të respektojë premtimet e saj. Unë po ju kërkoj një gjë sot – mos e tradhtoni popullin dhe besimin e tyre në Evropë. Nëse askush nuk beson në Evropë, çfarë do ta mbajë Bashkimin Evropian gjallë? Njerëzit në Evropë nuk do të shohin asnjë përfitim nëse Moska merr leje nga Brukseli në formën e negativitetit ndaj Ukrainës”, tha ai.

Ai tha se Putini me siguri do ta përdorë atë kundër tyre personalisht dhe kundër gjithë Evropës.

“Mos ia jepni fitoren e parë – dhe të vetme të vitit. Evropa duhet të fitojë, marrëveshjet duhet të respektohen dhe fjalët duhet të kenë rëndësi”, tha ai në fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Stormy Daniels si dëshmitare në gjykimin kundër Donald Trumpit - pesë gjërat që nuk diheshin rreth 'miqësisë' së tyre

Amerika
Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Azia
Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Gruaja braziliane u bë e famshme pasi vendosi ta lëshojë mjekrën - ajo ka një mesazh të fuqishëm për njerëzit

Amerika Latine
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori