LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me coronavirus

Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me coronavirus

Zelanda e Re ka vetëm një rast aktiv me sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri.

Ky vend ka treguar ndër rezultatet më të mira në botë, në parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.


Ndër masat e para që ishin marrë, nga ana e autoriteteve, ishte mbyllja e plotë e kufijve, më 25 mars.

Në atë kohë, nuk kishte asnjë rast të vdekjeve nga sëmundja dhe në të gjithë vendin ishin vetëm 100 raste aktive me coronavirus.

Deri më tani në Zelandën e Re janë regjistruar gjithsej 1,500 raste të infektuarve dhe 22 vdekje.

Muajin e kaluar, zyrtarët thanë se vendi kishte fituar betejën kundër pandemisë.

Masat e izolimit janë lehtësuar duke lejuar tubimin e deri 100 personave. /rel/