LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësja e DASH tërhiqet nga gara për ambasadore në OKB

Zëdhënësja e DASH tërhiqet nga gara për ambasadore në OKB

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heather Nauert është tërhequr nga gara për postin në fjalë.

Nauert, ish-prezantuese televizive për “Fox News”, tha përmes një deklarate të kësaj të diele se, vendimi është marrë “në interesin më të mirë të familjes” së saj.


“Dy muajt e fundit kanë qenë torturues”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Trump e njoftoi kandidaturën e Nauert si të preferuarën e tij për rolin në OKB gjatë dhjetorit të kaluar. “Ajo është shumë e talentuar, e zgjuar, e shpejtë dhe mendoj se, ajo do të respektohet nga të gjithë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë asokohe.

Nauert, e cila mban aktualisht rolin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, do të mund të zëvendësonte Nikki Haleyn, e cila njoftoi dorëheqjen në tetor të vitit të kaluar, për ta lënë më pas postin e ambasadores në OKB në fund të vitit 2018.

Mirëpo shumëkush ngriti dyshime nëse Nauert, e cila ka më pak se dy vite eksperiencë në qeverisje dhe kurrë nuk është marrë me marrëdhëniet ndërkombëtare, kishte eksperiencën e duhur për t’u përballur me çështje aq shumë komplekse të politikës së jashtme, siç diskutohen nga ambasadorët e OKB-së.

Roli në fjalë u është dhënë zakonisht njerëzve me aftësi të shkëlqyera negociuese, apo edhe emra të shquar të politikës së jashtme amerikane. Ambasadorët e mëparshëm kanë qenë dijetarë, diplomatë apo edhe politikanë të zëshëm.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara për mediet amerikane thonë se Nauert e mori vendimin për t’u tërhequr nga ky rol, pasi Shtëpia e Bardhë ishte njoftuar për një “problem” pas kontrollit të figurës së saj.

“Bloomberg” raporton se ajo me bashkëshortin e saj kanë punësuar një dado emigrante, e cila ka qenë në të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, por që nuk zotëron vizën e duhur për punësim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori