Amerikanët thonë se e kanë zbuluar objektin e fshehtë të cilin Koreja e Veriut e ka përdorur në fazat e hershme të programit për pasurimin e uraniumit për armët bërthamore. Nëse kjo informatë vërtetohet, atëherë do të jetë vendimtare për një marrëveshje bërthamore me Perëndimin, për të ngrirë dhe eliminuar programin e armëve bërthamore të këtij shteti.
Raporti i Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare thotë se ka qenë gjithmonë në dyshime nëse Koreja e Veriut ka zbuluar të gjitha objektet e saj bërthamore.
Lokacioni 43 kilometra larg kompleksit ndoshta ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e centrifugave që pastrojnë dhe pasurojnë uraniumin, transmeton Telegrafi.
“Është me rëndësi të dihet ku Koreja e Veriut e pasuron uraniumin e pjesë e kësaj është të dihet edhe se ku këtë e ka bërë në të kaluarën”, ka thënë David Albright, president i institutit.
Kjo mund të jetë një strukturë e hershme për kërkimin dhe zhvillimin e centrifugave. e vendosur në një mal në afër bazës ajrore Panghyon. Vendndodhja u gjet me përdorimin e satelitëve.
Qeveria e izoluar komuniste, e cila më shumë se një dekadë mohon se ka centrifuga, në nëntor 2010 zbulon ekzistencën e tyre në Yongbyon, por shtoi se nuk ka lokacione tjera të tilla.
Gazetat japoneze në qershor të vitit 2000 kanë thënë se burimet kineze kanë treguar se një bazë e tillë është brenda malit Chonma. Ndërsa, një burim tjetër thotë se ky objekt ndërlidhet me një pjesë nëntokësore të fabrikës për pjesë të aeroplanëve. Ndërkaq, sipas një zyrtari të paemëruar, sistemi mund të ketë 200-300 centrifuga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare