Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Mihedin Shehu, në 21 vjetorin e rënies së tij, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.
Fillimisht Haradinaj ka bërë homazhe të pllaka përkujtimore e Shejh Mihedin Shehut, në hyrje të Teqesë së Madhe.
Ai tha se një ngjarje si kjo i bën krenarë popujt, sepse sot janë në vendin ku 21 vjet më parë ra heroikisht një udhëheqës fetar e shpirtëror dhe përveç petkut fetar e shpirtëror, në vete kishte brumin e atdhetarit të shquar shqiptarë, të rilindësit, por edhe të atyre që nuk u ndalën në kohë.
Haradinaj kujtoi periudhën e pas vitit 1945, kur shumë atdhetarë, luftëtarë të zot e gjetën vetën në periudha të vështira se si të vazhdohet më tutje në shërbim të atdheut dhe të kombit.
“Janë vetëm pak njerëz të kombit tonë që nuk u ndalën, është një brez i vogël i tyre dhe nuk është rastësi që në këta njerëz e gjejmë Shejh Mihedinin, i gjejmë shehlerët tjerë, ata që u dënuan në grup. Kjo për shkak se vetëdija e ngritur, devotshmëria, besimi i bëri që të mos dorëzohen, të mos bëjnë kompromis”, tha Haradinaj.
Më tej, ai tha se Shejh Mihedini është pjesë e atdhetarëve, e luftëtarëve, dijetarëve, që historianët do të kenë punë me të, për shkak se kur vlerësojnë pozicionimin, angazhimin e tij të asaj kohe dhe rrugën e tij nëpër këto etapa, secila etapë në vete do të jetë kapitull i rëndësishëm i angazhimit për popull, për liri, për atdhe, për të qenë i liri në besim, në identitet.
Haradinaj tha se nuk është rastësi se pse Shejh Mihedini nuk e përfilli urdhrin e forcave serbe, të regjimit të Millosheviçit, që të vihet në anën e tyre për t’i bind popullin që të mos rezistojë, për ta larguar popullin nga UÇK, për ta bind UÇK-në që t’i ndalë operacionet e tyre luftarake, detyrat e tyre për liri, pra ai nuk e pranoj një rol të tillë, ai mbeti në rolin e vet që kishte, besnik ndaj besimtarëve të vet, besnik ndaj popullit, ndaj atyre që ishte dhe ndau fatin me ta në Teqenë e Madhe në Rahovec.
Ai me këtë rast pasuesit të Teqesë, Shejh Besimit, i ka ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Shejh Mihedin Shehu do të kujtohet gjithmonë si udhëheqës shpirtëror e fetar, si patriot dhe hero i Kosovës.
“Shejh Mihedin Shehu vjen nga një familje e cila përfaqëson me dinjitet vlerat e larta shpirtërore dhe atdhetare, familje e cila ndër vite dhe në periudha të ndryshme ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare deri në lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptarë të Kosovës”, tha kryetari Ismajli.
Në këtë akademi të organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, kryetarë të komunave dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shqipëria, Britania e Kosova deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit, bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen