LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se çfarë përmban ‘lëngu magjik’ që yjet e Anglisë po konsumojnë në Euro, shkaktoi pretendime për doping

Zbulohet se çfarë përmban ‘lëngu magjik’ që yjet e Anglisë po konsumojnë në Euro, shkaktoi pretendime për doping

Lojtarëve të Anglisë u jepet lëng i trangujve turshi për të ndihmuar në parandalimin e ngërçeve në Kampionatin Evropian.

Mbrojtësi i krahut të Tre Luanëve, Kieran Trippier u akuzua për doping nga fansat në mediat sociale, pasi u pa duke konsumuar një ‘ilaç magjik’ sekret gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Serbisë të dielën.

Për fat të mirë për Anglinë dhe yllin e Newcastle, ai vuante vetëm nga ngërçi dhe u rikthye me shpejtësi në këmbë për të shtrirë këmbën e djathtë në tabelën e reklamave, përpara se të pinte dy shishe të vogla që ia dha një mjek i Tre Luanëve.


Trippier qëndroi në fushë dhe për t’i fituar Anglisë tri pikë, me skuadrën e Southgate që qëndron në krye të Grupit C në ndeshjen e tyre të dytë kundër Danimarkës të enjten.

Mënyra në të cilën Trippier u këndell shpejt i shtyu fansat të vënë në dyshim ilaçin sekret dhe përmbajtjen e tij, me disa që shkuan aq larg sa të akuzonin në mënyrë të rreme mbrojtësin e krahut për ‘doping drejtpërdrejt në televizion’.

"Arma sekret" e Anglisë për në Euro 2024 ka bërë që të gjithë të flasin për të
Lexo po ashtu "Arma sekret" e Anglisë për në Euro 2024 ka bërë që të gjithë të flasin për të

Lëngu i trangujeve turshi ka qenë një armë sekrete e atletëve prej vitesh, por ekspozimi i fundit në Ligën Premier dhe Australian Open e ka sjellë atë në qendër të vëmendjes.

Lëngu me kripë ka shumë përfitime shëndetësore, sipas uebsajtit Healthline.

Këto përfshijnë: qetësimin e ngërçeve të muskujve, hidratimin, kontrollin e sheqerit në gjak, parandalimin e problemeve të zorrëve dhe zëvendësimin e elektroliteve të humbura gjatë stërvitjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Ndërkombëtare

"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi

Premier League
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës

Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës

Ligat tjera
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
Tifozët e Barcelonës po hedhin monedha në TikTok për të 'financuar' transferimin e Nico Williams

Tifozët e Barcelonës po hedhin monedha në TikTok për të 'financuar' transferimin e Nico Williams

La Liga
Kalo në kategori