LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet prapaskena se si Pique i kishte thënë De Ligtit të mos transferohej te Barcelona

Zbulohet prapaskena se si Pique i kishte thënë De Ligtit të mos transferohej te Barcelona

Gerard Pique thuhet se i ka thënë Matthijs de Ligt që të mos transferohej te Barcelona në vitin 2019 pasi nuk do të merrte asnjë minutë, gjë që ndikoi që mbrojtësi holandez të zgjedhë Juventusin.

Holandezi u largua nga Ajax për 70 milionë euro në verën e vitit 2019, pasi udhëhoqi gjigantët holandezë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe u transferua në Torino.


22-vjeçari më në fund po shijon një ecuri të mirë nën drejtimin e Masimiliano Allegrit pasi nuk arriti të uzurpojë dyshen me përvojë të Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini nën drejtimin e mëparshëm, por historia e tij mund të kishte qenë kaq e ndryshme.

Pique reportedly met up with De Ligt (left) in the Bahamans where he was with his girlfriend

Sipas gazetës spanjolle SPORT, qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pique u takua me De Ligt gjatë pushimeve në Karaibe në vitin 2019, kur holandezi po zgjidhte se cilit klub do t’i bashkohej – dhe i tha atij që të shpërfillte katalanasit.

Raporti shton se Pique i tha Di Ligt se ai nuk do të kishte asnjë minutë te Barcelona. Mbrojtësi i ri njihet si qendërmbrojtësi i djathtë, që është roli që Pique e ka aktualisht në Camp Nou.

Pique duket se i ka dhënë fund debatit se kush është më i miri i të gjitha kohërave, Ronaldo apo Messi
Lexo po ashtu Pique duket se i ka dhënë fund debatit se kush është më i miri i të gjitha kohërave, Ronaldo apo Messi

Pique dhe Clement Lenglet ishin qendërmbrojtësit e parë te Barcelona në atë kohë, por De Ligt thuhet se ishte i prirur të sfidonte dyshen katalanas për një vend titullari.

Menjëherë pasi u transferua te Zonja e Vjetër, De Ligt konfirmoi se PSG ishte gjithashtu në garë për të atë verë – së bashku me Barcelonën dhe Juventusin – por ai ndjeu se gjigantët e Serisë A do ta ndihmonin atë të bëhej një futbollist i plotë.

Pavarësisht se më në fund mori disa minuta në Juventus këtë sezon, përfaqësuesi i De Ligt – agjenti Mino Raiola pranoi para afatit kalimtar të janarit se mbrojtësi holandez po kërkon një sfidë të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori