Në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë është bërë zbulimi pllakës përkujtimore “Heronjtë e Kosovës” për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Në zbulimin e pllakës përkujtimore morën pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar sakrificën e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre që ranë në krye të detyrës tha se është mision i Qeverisë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt.
Ndërsa siguroi se familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë që ai drejton.)
“Që nga themelimi i Policisë 21 policë kanë dhënë jetën. Ata dhanë jetën për të mbrojtur familjet, rrënjët e saj gjenden në ushtrinë tonë. Në vitet e pasluftës Policia e Kosovës ka qenë më e rëndësishme pa të cilinë nuk kishte liri e pavarësi. Gratë e burrat që i bashkohen Policisë së Kosovës për të bërë Kosovën një vend më të mirë. Pikërisht 10 vite më parë Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të sovranitetit dhe mbrojtje të vendit tonë. Qysh në moshë të re ai u bashkua vendit tonë që është një hero. Është mision i Qeverisë sonë që çdo qytetarë i këtij vendi të ndjehet i sigurt. Familjet e të rënëve do të kenë mbështetjen materiale të qeverisë sonë”, tha ai.
I pranishëm në këtë hapje të pllakës përkujtimore ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili tha se Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishmi i cili përkujdeset për sigurinë publike.
“Jemi mbledhur sot në këtë atmosferë të zisë për shkak të aksidentit në Kroaci. Sot këtu na ka bërë bashkë 26 korriku ku në këtë ditë shënohet rënia e Enver Zymberit. Ne i kemi heronjtë tanë dëshmorë të luftës, ata dhanë jetën e tyre per lirinë e Kosovës, të tillë janë 21 policët heronj që dhanë jetën për qytetarët e Kosovës për sigurinë e tyre. Policia e Kosovës është institucioni më i rëndësishëm i cili kujdeset për vendin dhe sigurinë publike. Ata që ranë me uniformën e policisë do të jenë të kujtuar përgjithmonë, institucionet tona do të qëndrojnë afër familjeve të tyte.
Kurse drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmet, i cili tha se puna në këtë institucion nuk është e zakonshme, pasi duhet të përballesh edhe me rreziqe për jetë.
Megjithatë ai shto se 21 policët e rënë u shndërruan në model se si duhet mbrojtur vendi.
“Jemi mbledhur për të kujtuar 21 heronjtë tanë. Policia e Kosovës u themelua në shtator të vitit 1999 të vilës iu bashkuan vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit. Puna e policisë nuk është një punë e zakonshme ku duhet të përballesh edhe me rreziqet e ndryshme. Deri tani kanë rënë 21 zyrtarë policorë, të cilët u shndërruar në model si duhet të mbrohet vendi”, shtoi ai.
Këta janë 21 policët të cilët ranë në mbrojtje të vendit:
Lazim Rexhepi, Dajush Hasani, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapashtica, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymberi, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj, Sami Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert