Një shkrim i rrallë me shkronja hebraike i emrit të Jerusalemit, i gdhendur në një gur cilindrik, u zbulua vitin e kaluar nga arkeologët izraelitë në hyrjen perëndimore të qytetit, theksuan autoritetet.
”Është shumë e rrallë të gjesh nga ajo epokë shkrimin e plotë të emrit të Jerusalemit”, vuri në dukje arkeologu, Ilan Baruk.
”Për më tepër, është shumë emocionuese të dallosh qartë shkronjat që mund të shihen sot nga çdo fëmijë izraelit”, shtoi drejtori i Muzeut të Izraelit, Ido Bruno, shkruan ASTH.
Pothuajse një metër i lartë dhe me sa duket i kohës së mbretit Herodi, guri ishte hequr nga ndërtesa origjinale dhe pastaj ishte ripërdorur për ndërtimin e një ndërtese romake.
Teksti është në aramaisht dhe përmban fjalët ”Hanania, bir i Dodlos të Jerusalemit”.
Sipas arkeologëve është e supozueshme se Hanania ishte një zejtar vendas dhe se Dodlos ishte një referencë e homazhit të figurës së Daedalusit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251