eksperti-banner

Është zbuluar një bust i ri i Cristiano Ronaldos që duket realisht si sulmuesi i Real Madridit, ndoshta edhe më mirë.

Muaj më parë artisti Emanuel Santos u talla për skulpturën e bronztë që kishte bërë për portugezin në ishullin Madeira në Portugali.


46BBD23600000578 5120825 image a 12 1511780810919

Por, tani skulptori Jose Antonio Navarro Arteaga, ka krijuar një statujë të re për 32-vjeçarin, këtë herë e dedikuar për muzeun e Los Blanoc.

Tifozët punën e artistin 52-vjeçar e kanë cilësuar me notën maksimale, ndërsa në formë shakaje kanë thënë se është më mirë se Ronaldo në jetën reale.

wJ  CB6e

Busti është krijuar pasi skulptori ka shikuar dhe analizuar shumë fotografi të ish-sulmuesit të Manchester Unitedit.

Vlen të theksohet se Ronaldo po kalon në një formë jo të mirë këtë sezon në La Liga, ku ka shënuar vetëm dy gola. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo Sculpture

telegrafi sport app