LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk u shfaq në funeralin e Jotas, ai i shpjegoi gjithçka familjes së viktimës

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk u shfaq në funeralin e Jotas, ai i shpjegoi gjithçka familjes së viktimës

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk mori pjesë në funeralin e shokut të kombëtares, Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, dhe mediat britanike zbuluan arsyen e supozuar të këtij vendimi, i cili habiti botën e futbollit.

Mediat portugeze u tronditën nga fakti që kapiteni dhe miku i tij, Cristiano Ronaldo, nuk mori pjesë në funeralin e Jotës.

Në të njëjtën kohë, shumë futbollistë nga Portugalia, por edhe nga klubet e tjera të Jotës në karrierën e tij, mbërritën në Gondomar.


Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
Lexo po ashtu Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?

Funerali u mbajt sot në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos. Jota u varros pranë vëllait të tij, Andre Silva, me të cilin vdiqën në një aksident me makinë në Spanjë.

Megjithatë, mediumi The Mirror publikoi ekskluzivisht arsyen e mungesës së Ronaldos në funeral. Ata thonë se ai e mori vendimin në mënyrë që prania e tij të mos e shqetësonte një komunitet të vogël si Gondomar.

Kudo që shfaqet, Ronaldo shkakton kaos. Sipas raportimeve, këtë herë ai vendosi të shmangë ardhjen në funeral mes shumë njerëzve në një ambient kaq të vogël nga frika se mbërritja e tij mund të shkaktonte një trazirë të vërtetë.

Në të njëjtën kohë, ai kontaktoi familjen e Jotas dhe i shpjegoi këtë vendim. Gjithashtu thuhet se premtoi t’i ofrojë familjes së përlotur të Jotës gjithë mbështetjen e nevojshme në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo - përgjigja ka befasuar shumë tifozë

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo - përgjigja ka befasuar shumë tifozë

Ndërkombëtare
Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

Mediat spanjolle zbulojnë se Vinicius pati një kërkesë që tronditi Real Madridin

La Liga
Juventusi po 'peshkon' yllin e Real Madridit që nuk është në planet e Alonsos

Juventusi po 'peshkon' yllin e Real Madridit që nuk është në planet e Alonsos

Serie A
Befasohet Liverpooli, Isak ka dhënë miratimin për transferim në Arabi

Befasohet Liverpooli, Isak ka dhënë miratimin për transferim në Arabi

Premier League
Nuk ndalet Man United, pas Mbeumos - synon transferimin e një top sulmuesi

Nuk ndalet Man United, pas Mbeumos - synon transferimin e një top sulmuesi

Premier League
Madueke prezantohet zyrtarisht te Arsenali

Madueke prezantohet zyrtarisht te Arsenali

Premier League
Kalo në kategori