LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tri klubet që e donin Ermal Krasniqin, por Dan Petrescu reagoi shpejt, trajneri i lumtur që e ka në skuadër shqiptarin

Zbulohen tri klubet që e donin Ermal Krasniqin, por Dan Petrescu reagoi shpejt, trajneri i lumtur që e ka në skuadër shqiptarin

Drejtuesit e CFR Cluj dhe trajneri Dan Petrescu janë shumë të lumtur që kanë arritur ta transferojnë Ermal Krasniqin, pasi 24-vjeçari kosovar kishte një debutim mjaft të mirë në Rumani.

Mesfushori i majtë shënoi gol dhe asistoi në ndeshjen derbi ndaj Farul Constanta.

Mediumi rumun ProSport mëson se ishin tre klube me emër që e donin Ermal Krasniqin, Hoffenheim, Slavia Pragë dhe Sparta Pragë.

Trajneri Dan Petrescu ishte telefonuar nga skautë të ndryshëm për të kërkuar referenca për Ermal Krasniqin, pasi ai e kishte ndjekur nga afër futbollistin që e kishte kundërshtar në Ligën e Konferencës. Në atë kohë, Petrescu nuk mendonte se CFR Cluj mund ta përballonte futbollistin që debutoi në Kosovën.

Pasi mësoi se çmimi i kërkuar për të mund të ishte i arritshëm për kampionin nga Rumania, Dan Petresku insistoi shumë që Ermal Krasniqi të arrinte në Gruia. CFR pagoi 250 mijë euro për transferimin e lojtarit që merr një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj në Cluj.

Trajneri i lumtur që ka në skuadër Krasniqin, befasohet me adaptimin e shpejtë.

Trajneri i Cluj, Dan Petrescu, ka folur për Gazeta Blic Sport, duke u ndalur edhe tek debutimi i Krasniqit.

Ai ka thënë se debutimi nuk ishte befasi dhe se shqiptari mund t’i ndihmojë shumë në të ardhmen.

“Për mua, debutimi i Krasniqit nuk ishte befasi. I njihja shumë mirë cilësitë e tij nga më parë dhe e dija se ai është një lojtar që mund të na ndihmojë”.

“E vetmja surprizë për mua ishte fakti që ai arriti të ambientohej shumë shpejt në ekipin tonë, ne luajtëm kundër liderit të ligës në atë moment dhe ai arriti të shënonte dhe të jepte një asist”.

“Ai është një djalë serioz, punëtor, me shumë cilësi dhe e di që ky është vetëm fillimi. Pres edhe më shumë prej tij në periudhën e ardhshme, sepse e di se çfarë është i aftë të bëjë”, tha fillimisht Dan Petrescu për GazetaBlic Sport.

Ermal Krasniqi ka bërë karrierë te Malisheva, Ferizaj, Feronikeli, Llapi, para se të shpërthente te Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori