LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tri kartelat e gjuetisë ilegale të fildishëve, tregti që kap miliarda euro

Zbulohen tri kartelat e gjuetisë ilegale të fildishëve, tregti që kap miliarda euro

Çdo vit vriten 44 mijë elefantë. Tregtia me fildishët është një tregti e fshehtë multimiliardëshe.

Së fundi janë zbuluar tre dilerët më të mëdhenj me fildishët e elefantëve, shkruan “Der Spiegel”.


Fildishët janë lëndë e fortë kockore e dhëmbëve të elefantit, prej së cilës bëhen sende të çmueshme zbukurimi.

Ata janë tepër të kërkuara nga shtetet e industrializuara dhe kjo ka shtyrë që shumë persona të varfër në Afrikë të vrasin elefantët për të kryer një tregti që kap miliarda euro.

Kartelat ilegale eksportojnë fildishët kryesisht nga elefantët në Mombasa (Kenia), Entebbe (Ugandë) dhe Lome (Togo).

Siç kanë vërtetuar të dhënat e ADN-së, fildishët fillimisht eksportoheshin nga vende të ndryshme, ndërsa nga 2011 deri 2014 shumica kishin prejardhjen nga tri kartelat e lartpërmendura, përcjell albinfo.ch.

Përndryshe, prej 1989 është ndaluar tregtia me fildish, për shkak se sjell dëme të mëdha në botën e elefantëve, megjithatë kjo ka mbetur vetëm në letër.

Nga 2006 deri 2015 numri i elefantëve në Afrikë është ulur për 111 mijë – kjo për shkak të gjuetisë ilegale.

Tani në Afrikë jetojnë rreth 415 mijë elefantë, shumica në jug të Afrikës. Në Azi jetojnë rreth 50 mijë elefantë.

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori