LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen pesë emrat e lojtarëve që Barcelona synon t’i shesë për t’i bërë vend Messit

Zbulohen pesë emrat e lojtarëve që Barcelona synon t’i shesë për t’i bërë vend Messit

Barcelona do të shikojë të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në mënyrë që të lehtësojë një lëvizje të suksesshme për Lionel Messin këtë verë.

Periudha dyvjeçare e argjentinasit në Paris Saint-Germain duket se do të përfundojë këtë verë.


Ai u largua nga gjigantët katalanas për të nënshkruar me PSG-në në vitin 2021, me kontratën e tij që përfundon në fund të këtij sezoni.

Rikthimi i Messit te Barcelona është në rrezik
Lexo po ashtu Rikthimi i Messit te Barcelona është në rrezik

Barca mendohet se është shumë e prirur për të ri-nënshkruar me ish-lojtarin e saj, me presidentin e klubit Joan Laporta i gatshëm për të joshur 35-vjeçarin përsëri në Spanjë.

Në përpjekje për të gjeneruar fonde për Messin, gjigantët e La Ligës do të përpiqen të shesin pesë yje të ekipit të parë.

Çfarë do të humbasë Paris Saint-Germain me largimin e Messit: Të drejtat televizive, shitja e fanellave dhe shumë marrëveshje tjera fitimprurëse
Lexo po ashtu Çfarë do të humbasë Paris Saint-Germain me largimin e Messit: Të drejtat televizive, shitja e fanellave dhe shumë marrëveshje tjera fitimprurëse

Kjo është sipas Mundo Deportivo, të cilët raportojnë se Barça do të kërkojë të largojë Erik Garcian, Marcos Alonson, Franck Kessien, Raphinhan dhe Ferran Torres.

Shitja e mundshme e pesë lojtarëve mund të jetë kyçe për të lehtësuar një transferim për sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori