LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen pagat e Zahas në Galatasaray – është shumë më e vogël se sa i ofruan Palace dhe Sauditët

Zbulohen pagat e Zahas në Galatasaray – është shumë më e vogël se sa i ofruan Palace dhe Sauditët

Wilfried Zaha ka bërë një zgjedhje jokonvencionale për t’u transferuar te Galatasaray. Sulmuesi 30-vjeçar i është bashkuar klubit turk si lojtar i lirë në një marrëveshje trevjeçare.

Galatasaray ka zbuluar detajet e kontratës. Atij do t’i paguhet një tarifë neto nënshkrimi prej 2,330,000 eurosh dhe do të fitojë 4,350,000 në vit.


Çuditërisht, këto janë më pak para se ato që Crystal Palace ofroi për një rinovim kontrate. Sipas raportimeve të ndryshme, klubi anglez ishte gati t’i jepte yllit të tyre kryesor nga 6 deri në 8 milionë euro në vit: edhe nëse është shuma më e ulët, është shumë më tepër se në Galatasaray.

Wilfried Zaha arrin te Galatasaray
Lexo po ashtu Wilfried Zaha arrin te Galatasaray

Sa për sauditët, Al Nassr thuhet se ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro në vit, por Zaha e refuzoi atë.

Një shpjegim i mundshëm është se Zaha dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Por megjithatë, pavarësisht se është kampioni i fundit turk, Galatasaray duhet të kualifikohet fillimisht në fazën e grupeve.

Zaha u largua nga Crystal Palace si një legjendë absolute dhe lojtari më i njohur i skuadrës në dekadën e fundit. Ai shënoi 90 gola dhe asistoi 76 herë në 458 paraqitje për klubin, më së shumti për Palace në epokën e Ligës Premier dhe i treti më i madhi në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori