LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen klauzola sekrete të transferimit të Cole Palmer te Chelsea

Zbulohen klauzola sekrete të transferimit të Cole Palmer te Chelsea

Lëvizja e Cole Palmer te Chelsea do t’i sjellë Manchester Cityt një fitim të vogël.

Heroi në ndeshjen e fundit të Bluve theu zemrën e ish-trajnerit Pep Guardiola duke realizuar për 4-4 ndër berin e së dielës në Stamford Bridge.


Ky ishte goli i katërt i Palmer për Chelsean që nga kompletimi i një transferimi fillestar prej 50 milionë eurosh nga City gjatë verës.

Situata komike që krijoi Cole Palmer në derbin Chelsea-Man City, Haaland intervenoi menjëherë
Lexo po ashtu Situata komike që krijoi Cole Palmer në derbin Chelsea-Man City, Haaland intervenoi menjëherë

Dhe forma e tij e shkëlqyer është shpërblyer me një thirrje në ekipin e parë të Anglisë.

Palmer do të shpresojë të bëjë debutimin e tij në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 të së premtes kundër Maltës.

Në rast të dështimit, ai do të ketë një mundësi tjetër për të luajtur nën drejtimin e Gareth Southgate në përballjen e së hënës me Maqedoninë e Veriut.

Guardiola zbulon prapaskenat si i iku Cole Palmer për te Chelsea: E luta të qëndronte
Lexo po ashtu Guardiola zbulon prapaskenat si i iku Cole Palmer për te Chelsea: E luta të qëndronte

Dhe nëse Palmer hyn në fushë në secilën ndeshje të Grupit C, SunSport kupton se Chelsea do t’i duhet t’i japë Cityt një pagesë të vogël shtesë.

Por, do të jetë një shumë modeste pasi totali i të gjitha shtesave në marrëveshjen prej 50 milionë eurosh ishte rreth tre milionë euro.

Pjesa tjetër e tarifës ka të ngjarë të përbëhet nga paraqitjet e lidhura me Chelsean, golat dhe fitimi i trofeut. /Telegrafi/