Ante Rebic është bashkuar me Milanin si huazim dy-vjeçare nga Eintracht Frankfurt, ndërsa në anën tjetër Andre Silva ka kaluar me të njëjtën formulë.

Të dy klubet kanë njoftuan lajmet që qarkullonin disa orë, ku pas testeve mjekësore, kontrata e Rebic fillimisht u depozitua në Serie A.

Është menduar si një huazim një vjeçar me mundësi blerje në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Sidoqoftë, tashmë është kuptuar se këto marrëveshje janë huazim me nga dy sezone, pa mundësi për blerje.

Kishte disa shqetësime në lidhje me testet mjekësore për Andre Silvan, por u kuptua se gjithçka ishte në rregull.  /Telegrafi/