LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet e marrëveshjes, Reali ka siguruar Mbappen për vitin e ardhshëm, por do ta sakrifikojë një yll të skuadrës

Zbulohen detajet e marrëveshjes, Reali ka siguruar Mbappen për vitin e ardhshëm, por do ta sakrifikojë një yll të skuadrës

Real Madridi raportohet se ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappes për vitin 2021.

Sulmuesi francez mbetet objektivi kryesor i Los Blancos, por ata do të transferojnë Mbappen vetëm në afatin kalimtar veror të vitit 2021, kur lojtarit do t’i mbetet vetëm edhe një vit nga kontrata me PSG-në.


Kampionët në fuqi të Francës i kanë ofruar kontratë të re Mbappes, por lojtari po heziton që ta vazhdojë atë.

Ëndrra e francezit është të vesh fanellën e Real Madridit dhe duket se ajo do të bëhet realitet pas një viti.

Don Balon ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes e cila pritet të zyrtarizohet në vitin 2021.

Real Madrid do të ofrojë 100 milionë euro për Mbappen, por do ta sakrifikojë edhe yllin e ri Vinicius JR.

Talenti brazilian është një futbollist që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo dhe duket se ai është çelësi i kësaj marrëveshje.

Në total ky transferim pritet t’i kushtojë Realit rreth 160 milionë euro, 100 milionë të gatshme dhe vlera e Vinicius që sillet rreth 60 milionë.

Por Los Blancos duhet të kenë kujdes, pasi për Mbappen fuqishëm në garë është edhe Liverpool.

Mediat franceze kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës kanë në plan transferimin e Mbappes këtë verë.

Madje Jurgen Klopp ka telefonuar babanë e lojtarit për ta pyetur për disponimin e djalit të tij për tu transferuar në Anfield.

Megjithatë në Francë vazhdojnë të besojnë se Mbappe nuk do të largohet nga PSG për asnjë skuadër tjetër përveçse Real Madridit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori