Zbatohen masa për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në bagëti në rajonet e përmbytura në Maqedoni

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) bën të ditur se në dy ditët e fundit ka ndërmarrë masa të evidentimit, vlerësimit dhe verifikimit të pronësisë së bagëtisë, në rajonet e përmbytura të Tetovës dhe Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu AUV-ja ka ndërmarrë masa edhe për varrimin e bagëtisë së ngordhur. Aksioni është zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujra dhe me shoqatat veterinere, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në këto rajone./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































