LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Duhet kohë ta pranojmë sistemin VAR, është ndihmesë e madhe

Zanetti: Duhet kohë ta pranojmë sistemin VAR, është ndihmesë e madhe

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur pas takimit që kishte me zyrtarë të UEFA-s.

Me këtë rast legjendari zikaltër për mikrofonat e PremiumSport në mesin e shumë gjërave ka folur edhe për sistemin VAR (ndihmesë e ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin nëpërmjet xhirimeve).


"Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën
Lexo po ashtu "Unë isha aq i pafuqishëm", fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën

“Ishte një takim pozitiv, është folur për më të mirën e futbollit. Ishte mjaft pozitiv”.

“VAR? E kemi diskutuar edhe këtë, si gjërat tjera të reja, duhet kohë ta pranojmë. Dalëngadalë do të përmirësohet, mbi të gjitha kur gjyqtari ka dyshime të mëdha dhe kështu do jetë një ndihmë e madhe”.

“Liga e Kampionëve? Shpresoj të kthehemi, jemi vetën në fillim dhe e kemi nisur mirë”.

“Tregu i transferimeve? Kemi bërë dhe po bëjmë një punë të mirë. Do shohim nëse do ketë blerje tjera”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/